string(34) "kallas-maqedonia-e-ka-vendin-ne-be"

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:44

Kallas: Maqedonia e ka vendin në BE

Lajme

Gazeta Express

23/05/2025 13:44

Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i parë që firmosi partneritetin për siguri dhe paqe”, kështu deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë dhe nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, transmeton TV21.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Hristijan Mickoski, Kaja Kallas theksoi se Maqedonia vendin e ka në Bashkimin Evropian.

“Maqedonia vendin e ka në Bashkimin Evropian. Keni harmonizim me politikën e sigurisë dhe politikën e jashtme të BE-së dhe kjo është me rëndësi për ne në këto kohë me trazira ku ka ndryshime gjeopolitike në botë”, tha Kallas.

Tutje Kallas tha se rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të mbesë në kursin e njëjtë.

“Rruga e anëtarësimit nuk është e lehtë, por ju bëj thirrje të mbeteni në kursin e njëjtë. T’i bëni hapat për hapjen e bisedimeve aderuese. Kjo nënkupton se Unionin Maqedonisë do t’i japë mbështetje më të madhe në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit apo modernizimin e administratës publike”, shtoi Kallas.