string(36) "kallas-e-konfirmon-viziten-ne-kosove"

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:14

Kallas e konfirmon vizitën në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

16/05/2025 12:14

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka konfirmuar se do të vizitojë Kosovën.

E pyetur nga rtv21 nëse kjo vizitë do të ndodhë, ajo ka thënë se vizita do të ndodhë javën e ardhshme.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka thënë se presin normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Pak më parë kemi emëruar përfaqësuesit e ri për dialogun Kosovë-Serbi, presim normalizim të marrëdhënieve sigurisht”, është shprehur Kallas, kur është pyetur për procesin e dialogut.

Kallas po qëndron në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Evropian.