Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin - Gazeta Express
string(71) "kali-perfundon-ne-autostraden-tetove-shkup-policia-identifikon-pronarin"

Kali përfundon në autostradën Tetovë – Shkup, policia identifikon pronarin

Ballina

Gazeta Express

23/09/2021 14:35

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë do të parashtrojë kallëzim për 53-vjeçarin N.K. nga Tetova, pronar i kalit që ditën e djeshme vraponte në korsi të kundërt në autostradën Shkup-Tetovë.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, ndërkaq është dashur të intervenojë policia për të shmangur ndonjë aksident.

Lexo Edhe:

“Në drejtimin nga kryqëzimi për Bërvenicë në mbikalimin Treboshki, në drejtim të kundërt, pa mbikëqyrje dhe kontroll, ka qarkulluar një kalë me karrocë. Kali u kap dhe u dërgua në Stacionin e Policisë Rrugore në Tetovë. Pronari N.K. (53) nga Tetova është identifikua shpejt dhe është ftuar për bisedë informative”, tha Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB-Tetovë.