Kakavijë, greva e doganierëve grekë mbyll kufirin - Gazeta Express
string(48) "kakavije-greva-e-doganiereve-greke-mbyll-kufirin"

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2025 9:20

Kakavijë, greva e doganierëve grekë mbyll kufirin

Shqiperi

Gazeta Express

28/02/2025 9:20

Në doganën e Kakavijës është bllokuar lëvizja e automjeteve që prej orës 07:00 të kësaj të Premteje.

Sipas grevës së paralajmëruar të doganierëve grekë nga ora 07:00 deri në orën 23:00, në të dyja anët e kufirit, nuk do të ketë lëvizje të mjeteve. 

Në këtë fashë orari do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët, mjetet e transportit të produkteve që prishen dhe automjetet që do kenë emergjenca shëndetësore.

Në orët e mëngjesit në doganën shqiptare nuk konstatohet radhë automjetesh si shkak i bllokimit të lëvizjes në kufi.

Advertisement
Advertisement
Advertisement