Policia ka sekuestruar 14 500 euro, 62 200 lekë dhe 860 paund të padeklaruara në pikën kufitare Kakavijë. Nën hetim është vënë një 47-vjeçar të cilit paratë iu gjetën gjatë kontrollit duke dalë nga Shqipëria.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Gjirokastrës, “ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin N. L., 47 vjeç, banues në Shkodër. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës material”.