Kaja Kallas: Kalimi i sigurt i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është një çështje e madhe për BE-në - Gazeta Express
string(103) "kaja-kallas-kalimi-i-sigurt-i-anijeve-permes-ngushtices-se-hormuzit-eshte-nje-ceshtje-e-madhe-per-be-ne"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 23:21

Kaja Kallas: Kalimi i sigurt i anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit është një çështje e madhe për BE-në

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 23:21

Kalimi i sigurt i anijeve në Ngushticën e Hormuzit përbën një çështje madhore për Evropën, theksoi shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Iranit Abbas Araghchi.

Sipas një zyrtari evropian për Reuters, Kallas i bëri thirrje Iranit që “të ndalojë të gjitha sulmet ndaj infrastrukturave jetike” në rajonin e Gjirit, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mbështet deeskalimin dhe një zgjidhje diplomatike të konfliktit.

Zyrtari shtoi se gjatë bisedës, Kallas theksoi qartë se BE-ja është në favor të zgjidhjes përmes diplomacisë dhe uljes së tensioneve në rajon.

Telefonata mes Kallas dhe Araghchi u zhvillua përpara ekzekutimit të një shtetasi suedez nga regjimi iranian, një veprim që Bashkimi Evropian e ka dënuar në mënyrë të prerë, sipas të njëjtit burim që foli në kushte anonimiteti. /Panorama

Advertisement
Advertisement
Advertisement