Kairat e Pafos bëjnë histori, futen për herë të parë në fazën e Ligës së Kampionëve - Gazeta Express
string(82) "kairat-e-pafos-bejne-histori-futen-per-here-te-pare-ne-fazen-e-liges-se-kampioneve"

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 23:40

Kairat e Pafos bëjnë histori, futen për herë të parë në fazën e Ligës së Kampionëve

Sport

Gazeta Express

26/08/2025 23:40

Edicionit të ri të Ligës së Kampionëve, sonte iu bashkuan edhe tri klube tjera, mirëpo dy prej tyre kanë një histori shumë të veçantë.

Pos Bodo/Glimtit, në fazën e Ligës së Kampionëve janë kualifikuar edhe Kairat Almaty dhe Pafos  – me këto dy të fundit që i futen kësaj gare për herë të parë në histori.

Kairat Almaty siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin 2025/26 pasi e mposhti Celticun në play-off.

Dy ndeshjet përfunduan pa gola, teksa vetëm në penallti, skuadra nga Kazakistani e siguroi këtë sukses.

Në anën tjetër, Pafos, klub i themeluar vetëm 11 vite më parë, arriti në Ligën e Kampionëve pasi në play-off e eliminoi skuadrën serbe, Ylli i Kuq.

Skuadra qipriote mori një fitore të madhe në Serbi javën e kaluar prej 2-1, ndërsa me barazimin e sontëm arriti të shkruajë historinë e saj.

Ditën e nesërme do të luhen edhe katër ndeshje të tjera.

Qarabagu e pret Ferencvarosin, Benfica i bënë konak Fenerbahçes, Rangers udhëton te Club Brugge, ndërsa Copenhagen do të ketë punë me Baselin në Danimarkë.

Në këto kualifikime morën pjesë edhe kampionia e Kosovës, Drita, ajo e Shqipërisë, Egnatia dhe Shkëndija nga Maqedonia e Veriut.

Drita u eliminua në fazën e dytë kualifikuese nga Copenhagen. Shkëndija në anën tjetër eliminimin e gjeti në rrethin e tretë kualifikues nga Qarabagu.

Egnatia u eliminua në rrethin e parë nga Breidabliku i Islandës.

Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve është PSG-ja, e cila e mposhti Interin në finale me shifrat prej 5-0./GazetaExpress/