Kahn përjashton transferimin e Ronaldos në Bayern Munchen - Gazeta Express
string(57) "kahn-perjashton-transferimin-e-ronaldos-ne-bayern-munchen"

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 15:39

Kahn përjashton transferimin e Ronaldos në Bayern Munchen

Botërori 2022

Gazeta Express

29/11/2022 15:39

CEO i Bayern Munchen, Oliver Kahn e ka përjashtuar mundësinë që të nënshkruar me Cristiano Ronaldon, si lojtar pa kontratë

Bosi i Bayern Munchen ka qartësuar edhe njëherë qëndrimet e klubit të tij që Ronaldo që ata përjashtojnë një transferim të sulmuesit portugez, pavarësisht që ai është një lojtar i lirë pasi u largua nga Manchester United. Më parë, në korrik, ai ka thënë që edhe pse e vlerëson lart Ronaldon si njëri prej më të mirëve, një transfer i tillë nuk i përshtatet filozofisë së “Die Roten”.

“E përjashtoj një lëvizje për Ronaldon. Ne e kemi marrë në konsideratë këtë, ne e duam Ronaldon por strategjia e jonë është tjetër. Ne kemi ide të qartë, filozofinë se si skuadra e jonë të jetë e bashkuar”, tha Kahn për Sky Sports.

Megjithatë, Kahn nuk e ka fshehur admirimin e tij që ka për Kane dhe është përgjigjur për thashethemet që i lidhin kampionët e Bundesligës me sulmuesin e Tottenhamit.

Bayerni është aktiv për një sulmues që do ta plotësonte vendin e lënë nga Robert Lewandowski, i cili u largua për në Barcelonë këtë verë. Është raportuar që klubi është gati t’i ofrojë 100 milionë euro për sulmuesin 29 vjeçar. Kane ka kontratë me klubin nga Londra Veriore deri më 2024 dhe thuhet se dëshiron të vazhdojë me qëndrimin e tij aty.

Kane deri me tani ka shënuar 12 gola në 15 ndeshje këtë sezon në Premier Ligë dhe ka shënuar vetëm një herë në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. Në Botërorin e Katarit ai ka dështuar të shënoi në dy ndeshjet e para të Tre Luanëve, por ka bërë dy asiste në dy ndeshje.

Sulmuesi do të shikon t’i hapë llogaritë në ndeshjen e tretë në Botëror kur Anglia pritet të luajë kundër Walesit të martën në mbrëmje. /GazetaExpress/