Kah me shku e çka me pa këtë javë? Qe lista - Gazeta Express
string(42) "kah-me-shku-e-cka-me-pa-kete-jave-qe-lista"

Arte

Gazeta Express

09/02/2026 14:31

Kah me shku e çka me pa këtë javë? Qe lista

Arte

Gazeta Express

09/02/2026 14:31

Ku po doni me shku e çka po doni me bo këtë javë? Ja propozimet e Suzanne Podkast, që emetohet edhe në T7, për muzikë, art, gastronomi, letërsi. Plot ngjarje për plot shije në Monday Marks. Këtu është linku i listës së plotë me 10 reomandimet e javës.

Kjo javë në Monday Marks vjen si një eksplozion zanash, pamjesh, shijesh dhe takimesh që e lidhin trashëgiminë me bashkëkohoren. Nga skena e Kino Armata ku “Echoes of Origin” na çon në një udhëtim muzikor drejt rranjëve shqiptare përmes interpretimeve të super grave performuse, te rikthimi simbolik i Galerisë së Arteve në Pallatin e Rinisë me ekspozitën vjetore të artistëve vizualë të Kosovës.

Në Prishtinë hapen edhe hapësina për dialog e reflektim: klubi i librit në Sonder me Linda Baletën dhe ekspozita + libri “Locals Only” i Lirilinda Krasniqit në Kometë, një portret intim i jetës urbane. Për ata që lypin lëvizje dhe energji, Genc Elezaj lëshon muzikë në Pijetore.

Jashtë qytetit, por jo jashtë fokusit tonë, Opera e Kosovës sjell në Shkup veprën monumentale “Goca e Kaçanikut”, ndërsa në Tiranë, TOKA ofron një punëtori kimchi për adhuruesit e fermentimit dhe shijeve aziatike. Ushqimi mbetet temë edhe në Prishtinë, me hapjen e supermarketit japonez Bonsai.

Dhe për fund, një pit-stop i pop-kulturorës globale: Super Bowl Half-Time Show me Bad Bunny, Lady Gaga dhe Ricky Martin – një spektakël latin në zemër të Amerikës.

Një javë për me dëgju, me pa, me lexu, me shiju dhe me u lidhë me kulturën – lokale e botnore…

Advertisement
Advertisement
Advertisement