Sonte në Pressing diskutohet për balotazhin e së dielës dhe zhvillimet që lidhen me qeverinë. Në studio janë Valon Syla, Ilir Mirena, Bardhyl Meta, Dibran Hoxha dhe Viktor Buzhala.
Lidhur me atë se nga do të shkojnë votuesit e Uran Ismailit, Syla thotë se e gjithë kjo varet se si mobilizohet LDK’ja.
“PDK në 12 mijë vota nuk bjen që i bjen diku 12%, qaj 12% nuk e ban organikisht VV’ja, ai votuesi që është pernime PDK, që u kon pro UCK. Janë diku 3500 vota që ia ka marrë VV’së Urani. Nuk e di a i shkojnë këto Perparimit, por garant as VV’së nuk i shkojnë se jon dalë prej VV’së, tash varet cfarë mobilizimi ka LDK”, tha ai.