Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ftuar në FRONTAL T7, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në kuvend, ka ‘’qartësuar shumë gjëra’’, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka thënë edhe se VV-ja në mënyrë arbitrare ka ndryshuar mënyrën e votimit për të parin e kuvendit.
‘‘Ka qenë një e arritur që gjykata veç e ka pranu lëndën, mirë se ka qartësuar shumë gjëra, së paku disa gjëra janë qartësuar. Ne e kemi konsideruara që kjo është antikushtetuese, sepse në raste të tilla për ndryshimin e formës së votimit kërkohet një konsensus. Përgjigja e saktë këtu nuk ka qenë më thënë të drejtën, sepse nuk përcaktohet në Kushtetuese forma e votimit, sepse lejohet forma e hapur dhe e mbyllur. Është hera e parë që u tentua nga VV-ja që me ndryshu këtë praktikë të votimit. Në mënyrë arbitrare, është ndryshuar forma e votimit, VV-ja e ka shfrytëzua Deharin që i takon me i udhëheq seancat deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit’’, ka thënë ajo.
Tutje, ajo bëri të ditur se në takimin konsultativ me përfaqësuesit e partive politike sot, e kanë qartësuar se duhet të kalohet të votimi i hapur.
‘‘Është e qartësuar saktë të përdorën praktikat e mëhershme, praktikat e mëhershme janë praktikat ku kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të hapur. Pikërisht ne sot, mos me vazhdua seanca e njëjtë, ne kemi iniciator kemi kërkuar nga Dehari, me partitë politike, e pranoj dhe me pas ndodhi. Ne e qartësuam saktë se duhet të kalojmë në votim të hapur’’, ka shtuar ajo. /GazetaExpress