Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka deklaruar se është për keqardhje ngërçi i krijuar në kuvend me mos konstituimin e tij, shkruan Gazeta Express.
Kadrijaj ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokimin, duke thënë se kjo parti s’i ka numrat për ‘’lojërat politike’’.
‘‘Ajo çfarë po ndodh është vërtetë për keqardhje. E thanë edhe parafolësit është shkelje ligjore, shkelje kushtetuese, shkelje e rregullores së Kuvendit, mënyra e ndryshimit të votimit. Nuk i kanë votat për formimin e këtij komisioni, nuk i kanë votat për lojërat e tyre politike që po i bëjnë, dhe nëse nuk ndryshojnë qasje, kështu do të vazhdojnë dhe faji është i VV-së’, ka thënë ajo. /GazetaExpress