Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetuesës, por LVV s’po reflekton - Gazeta Express
string(74) "kadrijaj-votimi-i-hapur-eshte-kerkese-e-kushtetueses-por-lvv-spo-reflekton"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 9:09

Kadrijaj: Votimi i hapur është kërkesë e Kushtetuesës, por LVV s’po reflekton

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 9:09

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar deputetin Albin Kurtin se ka thirrur takimin me krerët e partive vetëm për të bërë një formalitet, pa marrë parasysh alternativat që kanë ofruar partitë ish-opozitare.

Sipas Kadrijajt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon rikthim te votimi i hapur, por LVV-ja ka vazhduar të veprojë në mënyrë të kundërshtuar dhe nuk ka reflektuar

“Kurti e ka thirr takimin veç me thanë që u thirr, se partitë ish opozitare kanë ofruar alternativa. Vendimi i Kushtetutës ka qenë që ti kthehemi formave të vjetra me votim të hapur, pa konsultime e aprovime si VV. Në kundërshtim me Kushtetutën, VV-ja ka vazhduar në formën e njëjtë dhe nuk ka reflektuar. VV mund ta zhbllokojë, por Kurti dhe partia e tij po e shkelin vendimin e Kushtetutës dhe po e pengojnë konstituimin”, ka thënë ajo për “Front Online”.