string(116) "kadrijaj-per-pecin-e-kusarin-vv-po-i-perdor-mashat-e-veta-me-u-prononcu-spo-shoh-oponente-puro-te-vvse-qe-deklarohen"

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 11:10

Kadrijaj për Pecin e Kusarin: VV po i përdor mashat e veta me u prononcu, s’po shoh oponentë puro të VV’së që deklarohen

Lajme

Gazeta Express

11/05/2025 11:10

Deputetja e AAK’së Time Kadrijaj foli para gazetarëve pasi e përfunduan fjalën e tyre Faton Peci dhe Mimoza Kusari- Lila.

Kadrijaj i quajti ata “masha” të VV’së.

“Po më vjen mirë që kësaj radhe qëndruam me u deklaru pas pushtetit. Aq shumë u thirrën në Kushtetutë, e këta janë shkelësit më të mdhenjë të Kushtetutës, vec ekspoloroni sa ligje i kanë miratuar në kuvend që kanë qenë antikushtetuese dhe po më vjen mirë që VV po i përdor këto mashat e veta me u prononcu këto ditë se s’po shoh oponentë puro të VV’së që del e deklarohet, ose dalin prej Alternativës ose prej Guxo, e ata rrijnë në heshtje, komodë”, tha ajo.

Ajo ka thënë se nuk e kanë “obligim” që t’ia sigurojnë votat VV’së për kryeparlamentar.

“Bllokuesi i konstituimi i kuvendit të Kosovës është Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Ajo tha se nesër do t’i dërgojë nënshkrimet në Gjykatën Kushtetuese për ngërçin në Kuvend.

“Ne kemi mbledhur nënshkrimet që janë të nevojshme, i kemi 10 nënshkrime. Nesër do ta procedojmë në Gjykatën Kushtetuese. Jemi në përfundim të hartimit, besoj nesër në ora 11:00 do ta dërgojmë në Kushtetuese. I kemi nënshkrimet e nevojshme. Janë të mjaftueshme 10 nënshkrime.”, tha ajo.

“Janë edhe LDK, ne i kemi plotësu por kemi mujt me pasë nënshkrime edhe prej PDK’së”, tha ajo. /GazetaExpress/