Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit - Gazeta Express
string(111) "kadrijaj-per-aktgjykimin-e-kushtetueses-qartesoi-shume-gjera-vv-ja-ne-forme-arbitrare-ndryshoi-formen-e-votimit"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 17:43

Kadrijaj për aktgjykimin e Kushtetueses: Qartësoi shumë gjëra, VV-ja në formë arbitrare ndryshoi formën e votimit

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 17:43

Time Kadrijaj, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ftuar në FRONTAL T7, ka thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për situatën në kuvend, ka ‘’qartësuar shumë gjëra’’, shkruan Gazeta Express.

Ajo ka thënë edhe se VV-ja në mënyrë arbitrare ka ndryshuar mënyrën e votimit për të parin e kuvendit.

‘‘Ka qenë një e arritur që gjykata veç e ka pranu lëndën, mirë se ka qartësuar shumë gjëra, së paku disa gjëra janë qartësuar. Ne e kemi konsideruara që kjo është antikushtetuese, sepse në raste të tilla për ndryshimin e formës së votimit kërkohet një konsensus.  Përgjigja e saktë këtu nuk ka qenë më thënë të drejtën, sepse nuk përcaktohet në Kushtetuese forma e votimit, sepse lejohet forma e hapur dhe e mbyllur. Është hera e parë që u tentua nga VV-ja që me ndryshu këtë praktikë të votimit. Në mënyrë arbitrare, është ndryshuar forma e votimit, VV-ja e ka shfrytëzua Deharin që i takon me i udhëheq seancat deri në zgjedhjen e kryeparlamentarit’’, ka thënë ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se në takimin konsultativ me përfaqësuesit e partive politike sot, e kanë qartësuar se duhet të kalohet të votimi i hapur.

‘‘Është e qartësuar saktë të përdorën praktikat e mëhershme, praktikat e mëhershme janë praktikat ku kryetari i Kuvendit është zgjedhur me votim të hapur. Pikërisht ne sot, mos me vazhdua seanca e njëjtë, ne kemi iniciator kemi kërkuar nga Dehari, me partitë politike, e pranoj dhe me pas ndodhi. Ne e qartësuam saktë se duhet të kalojmë në votim të hapur’’, ka shtuar ajo. /GazetaExpress