Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka folur për mundësinë që sërish t’i drejtohen kërkesa Kushtetueses, duke thënë se ‘‘ndoshta’’ deputetët dhe partitë ish-opozitare duhet të procedojnë tutje në këtë Gjykatë.
Ajo ka thënë po ashtu edhe se ‘‘ndoshta duhet të ndërhyjë edhe presidentja’’.
‘‘Ne si AAK kemi ofruar alternativa, kemi ofruar votat për kandidatë të caktuar, dhe kemi qenë grupi parlamentar që e kemi dërgu kërkesën në Kushtetuese. A do të vazhdojmë me procedu me tutje në Kushtetuese, do të mbetet.. Ndoshta duhet të ndërhyjë edhe presidentja, ndoshta edhe deputetët dhe partitë ish-opozitare duhet të procedojnë ma tutje në Gjykatë Kushtetuese’’, ka deklaruar ajo. /GazetaExpress