Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj foli për ekspozitën me pasaktësi për masakrat që ndodhën në Kosovë gjatë luftës, ndërsa tha se duhet “të tërhiqet” edhe libri i Shkëlzen Gashit, pasi, siç tha, ai “ka shkruar të pavërteta”.
Kadrijaj i kërkoi ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti që ta bëjë “një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës”.
“Unë po e lus Andin Hotin si ministër. Andin, bëje një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës. Të takon si djali i Ukshin Hotit – njeri që ende nuk është gjetë dhe nuk dihet për varrin e tij, ashtu siç nuk duhet edhe për shumë viktima të tjera”, tha ajo në seancën e sotme të Kuvendit.
Ajo tha se “historia nuk ndryshohet”.