string(117) "kadrijaj-fajtori-i-vetem-per-kete-situate-eshte-albin-kurti-aak-ka-ofruar-zgjidhjen-jemi-te-gatshem-edhe-per-zgjedhje"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 11:21

Kadrijaj: Fajtori i vetëm për këtë situatë është Albin Kurti, AAK ka ofruar zgjidhjen, jemi të gatshëm edhe për zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

27/05/2025 11:21

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se është “për mjerim” që Lëvizja Vetëvendosje për 22 herë nuk po gjen zgjidhje për ngërçin politik.

Ajo tha se “fajtori i vetëm në gjithë këtë situatë është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”.

Kadrijaj tha se kanë ofruar zgjidhjen, duke bërë të ditur “së paku dy emra” që do t’i votonin për kryeparlamentare, ndërsa shtoi se janë të gatshëm edhe për zgjedhje.

“Ne jemi të gatshëm, sido që të rrjedhë situata, mirëpo sa kemi dalur prej zgjedhjeve”, tha ajo.