Kadri Veseli thotë se brenda 12 muajve vendi do të shkojë në zgjedhje - Gazeta Express

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 22:16

Kadri Veseli thotë se brenda 12 muajve vendi do të shkojë në zgjedhje

Lajme

Gazeta Express

04/06/2020 22:16

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 12 muajve. Ai shton se kjo do të ndodhë në momentin kur të përfundojë pandemia.

“Unë ju them sonte këtu që nuk mund të kalojnë 12 muaj pa pasur zgjedhje. Unë do të jem i pari që do kërkoj zgjedhje në momentin e parë që Kosova nuk do të jetë më e rrezikuar nga COVID-19”, ka thënë kryetari i PDK-së në Klan Kosova.

Ai tregon edhe arsyen pse Qeveria e Hotit do të dështojë dhe vendi do të detyrohet të shkojë në zgjedhje.

“Partia Demokratike qëndron shumë mirë por kjo nuk është arsyeja e vetme që do të shkojmë në zgjedhje. Në zgjedhje do të shkojmë për qytetarët dhe kjo do të ndodhë brenda një viti.”, ka thënë Veseli.