Kabllot si ‘‘rrjetë merimange’’ mbulojnë rrugët e Prishtinës, foto - Gazeta Express
string(61) "kabllot-si-rrjete-merimange-mbulojne-rruget-e-prishtines-foto"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 15:36

Kabllot si ‘‘rrjetë merimange’’ mbulojnë rrugët e Prishtinës, foto

Lajme

Gazeta Express

22/02/2026 15:36

Pjesë të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinë, vazhdojnë të përballen me problemin e kabllove ajrore të shërbimeve, të cilat shtrihen në mënyrë të çrregullt mbi rrugë e ndërtesa.

 Ato i japin pamje të shëmtuar lagjeve e mbase rrisin rrezikun për sigurinë publike.

Kabllo të shumta ajrore të vendosura në mënyrë kaotike pranë ndërtesave të banimit në lagjen “Dodona” në Prishtinë. Infrastruktura e rrjetit të komunikimeve dhe energjisë ka qenë kaotive prej vitesh në kryeqytet, edhe pse ka lagje që kanë filluar t’i heqin shtyllat dhe të kalojnë në rrjet nëntokësor.

Një person kalon me trotinet pranë një shtylle e cila mëzi mban telat e rrymës dhe kabllot e telefonike dhe të internetit në lagjen “Vellusha” në kryeqytet.

Një shtyllë betoni e vendosur mes dy ndërtesave për shpërndarjen e kabllove të rrymës, internetit, telefonisë dhe për vendosjen e kamerave të sigurisë, në lagjen “Vellusha”.

Kabllo e tela të bërë lëmsh si në këtë fotografi në njërën prej rrugëve të kryeqytetit, ke mundur të shohësh në të gjitha lagjet e kryeqytetit, por vitet e fundit, kompanitë përgjegjëse kanë hequr shtyllat dhe kabllot ajrore, duke kaluar në rrjet nëntokësor, kryesish në pjesët qëndrore të qytetit.

Në Prishtinë veprojnë operatorë të ndryshëm privatë dhe publikë për kabllot e komunikimit, ndërsa Kompania për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë, KEDS, është përgjegjëse për shpërndarjen e rrymës dhe mirëmbajtjen e rrjetit.

Të gjitha këto kompani duhet të marrin leje në komunën e Prishtinës për vendosjen e linjave të rrymës dhe kabllove të komunikimit. /rel

Advertisement
Advertisement
Advertisement