Po vazhdon të mbahet gjallë përplasja mes kampit të presidentes Vjosa Osmani dhe njerëzve të kryeministrit Albin Kurti.
Sot kabineti i Osmanit, konkretisht këshilltaret, Donika Kadaj dhe Egnesa Vitia, kanë shpërndarë një video të ministrit Hekuran Murati, i cili më herët kishte deklaruar se vendi shkon në zgjedhje nëse deri me 4 mars nuk zgjidhet presidenti i ri.
Ndryshe nga fjalët e Muratit, sot LVV dhe Kurti po thonë se duhet të pritet afati 60 ditorë për t’u shpërndarë Kuvendi, duke e kundërshtuar kështu dekretin e presidentes Osmani përmes të cilit ka shpërndarë Kuvendin.
Gjatë ditës së premte kanë qenë aktiv këshilltari i Kurtit, Jeton Zulfaj, derisa sulme në drejtim të presidentes Osmani kishte bërë edhe deputetja Adriana Matoshi
