‘Ka virus, s’ka kapar’, përvoja e pandemike e Rudakut - Gazeta Express
string(48) "ka-virus-ska-kapar-pervoja-e-pandemike-e-rudakut"

‘Ka virus, s’ka kapar’, përvoja e pandemike e Rudakut

Gazeta Express

02/09/2020 11:15

Libri është shkruar nga përvoja personale e autorit, në kohë të vetizolimit 20 ditësh, i infektuar nga SARS-CoV-2, i shkruar në periudhën prej 26 korrik deri më 15 gusht

Libri në kapitullin e parë flet për simptomat fizike të koronavirusit nga përvoja personale, mbi 10 raste me COVID-19 dhe simptomat e tyre, recetat që përdorin të prekurit në Kosovë me e pa udhëzimin e mjekut dhe “fejk recetat” në internet; krahasimin e trajtimit të sëmundjeve infektive në kohën e brezit të moshuar dhe në kohën e sotme.

Lexo Edhe:

Në kapitullin e dytë, flitet për hikikomorët japonezë dhe ngjashmëritë me vetizolimin në pandemi, efektet e pandemisë në bumin e TikTok-ut – platformës së videove të shkurtra, analizën e personazheve shqiptare në këtë rrjet social në kohë vetizolimi nga infektimi me SARS-CoV-2, efektet e koronavirusit në vetizolim, në mjekër, në dhëmbë.

Në kapitullin e tretë, tërhiqen paralele në mes të besimtarëve në shkencë dhe atyre në konspiracione, tërhiqen paralele në mes të Entoni Fauçit në SHBA dhe Lul Rakës në Kosovës, bashkë me antivaksinistin, nipin e Kenedit në SHBA dhe këngëtarin Labinot Tahiri në Kosovë, duke elaboruar në detaje shkaqet e mosbesimit në ekzistencën e virusit në Kosovë e gjetiu. Po ashtu, në këtë pjesë ka edhe analiza krahasuese në mes të menaxhimit të pandemisë në kohën e Qeverisë në mbyllje totale, të moderuar e të lehtë dhe Qeverisë në hapje të madhe.

Në kapitullin e katërt, shtjellohet mënyra se si përhapet virusi në Kosovë, si ndikon faktori socio-ekonomik, se si virusi i ri përhapet në sektorin privat e publik. Në kapitullin e pestë, Psikokovidi, diskutohet vetëm për aspektet psikologjike të prekjes me COVID-19, stigmatizimin social e kulturor, egoizmin e të paprekurve, sfidat në vetizolim, efektet e COVID-19 në ëndrra apo koronaëndrra etj.

Në fund, jepen disa rekomandime për hulumtime të reja në rastet e reja zyrtare dhe jozyrtare në Kosovë, efektet e globalizmit dhe po ashtu rolin e sociologjisë në shpjegimin e disa nga rastet e para në karantinë në Kosovë. Libri është shkruar nga përvoja personale e autorit, në kohë të vetizolimit 20 ditësh, i infektuar nga SARS-CoV-2, i shkruar në periudhën prej 26 korrik deri më 15 gusht, dhe mund të gjindet në libraritë: Dukagjini dhe Buzuku në Prishtinë. Libri ka 404 faqe.