Ka vdekur fotografi Naim Shala, ‘Fotografia bashkëkohore shqiptare’ mbetet pa njërin ndër mjeshtërit e saj - Gazeta Express
string(103) "ka-vdekur-fotografi-naim-shala-fotografia-bashkekohore-shqiptare-mbetet-pa-njerin-nder-mjeshterit-e-saj"

Arte

Gazeta Express

22/11/2022 15:34

Ka vdekur fotografi Naim Shala, ‘Fotografia bashkëkohore shqiptare’ mbetet pa njërin ndër mjeshtërit e saj

Arte

Gazeta Express

22/11/2022 15:34

Ka vdekur artisti i fotografisë, Naim Shala, njoftoi të martën fotografi Fahredin Spahija, nëpërmjet Facebookut.

Spahija shkroi se Shala konsiderohet ndër fotografët e parë shqiptarë të Kosovës, që ka kultivuar artin fotografik “pa e ngatërruar atë me fotografinë komerciale, të cilën e bënte për të fituar bukën gojës”.

“Naimi po ashtu, është bashkëthemeluesi i Konkursit të parë të artit fotografik tek ne. ‘Çmimi Gjon Mili’ (2001). Fotografitë abstrakte të tij në teknikën bardh e zi të mbizotëruara me vlera grafike e me kontrast të thellë, si dhe cikli i fotografive analoge i krijuar prej tij me aparatin ikonik ‘Holga’. Ka me mbetur thesar i përhershëm i asaj që quhet ‘Fotografia bashkëkohore shqiptare”, shkroi Spahija.