Ka vdekur Esma Mulla, balerina e gjeneratës së parë në Kosovë - Gazeta Express
string(60) "ka-vdekur-esma-mulla-balerina-e-gjenerates-se-pare-ne-kosove"

Ka vdekur Esma Mulla, balerina e gjeneratës së parë në Kosovë

Arte

Gazeta Express

29/06/2022 13:18

Baleti Kombëtar i Kosovës sot ka njoftuar se ka vdekur njëra prej balerinëve të gjeneratës së parë të Baletit të Kosovës. Bëhet fjalë për Esma Mullan e cila ishte aktive në teatër që nga viti 1972.

E lindur, më 22. 09. 1952, në Pejë. Është njëra nga artistet e Dukagjinit që ka dëshmuar jeh skenik në dërrasat e teatrit gjersa po sendërtohej kultura e hapit skenik të gjinisë femërore. Ajo ishte brezi i art gjinor, e para e kualifikuar në shkollën e baletit, në Shkup. Në TPK do të hapërojë skenikisht, që nga vitet 1972. Aseti performativ i saj do të shënojë kthesë jetike për vrullin teatror. Ishte fabul jetike për një mori rolesh dhe shfaqjesh: “Legjenda mbi ngadhënjimin“, “Vallja pranverore“, “Bolero dhe Shtrausiana“, “Interplay“ (Zana) “Coppelia“,“Era dhe Kolona“,“Kënga e Rexhës“,“Romeo dhe

Lexo Edhe:

Xhulieta“, “Besa“, “Carmen“, “Balloja e Kadetëve“, “Zef Lush Marku“, “Don Kishoti“,“E bukura More“, “Peter Pani“, “Loja e Sizifit“, “Fyelltari“./ Baleti Kombëtar i Kosovës