‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë - Gazeta Express
string(109) "ka1-shtene-disa-here-ne-drejtim-te-te-ndjerit-1-muaj-paraburgim-ndaj-nexhdet-zymberajt-per-vrasjen-ne-gjakove"

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 10:35

‘‘Ka shtënë disa herë në drejtim të të ndjerit’’,  1 muaj paraburgim ndaj Nexhdet Zymberajt për vrasjen në Gjakovë

Lajme

Gazeta Express

18/03/2026 10:35

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj Nexhdet Zymberaj për vrasjen e rëndë që ndodhi në këtë qytet, përcjell Gazeta Express.

Në komunikatën për media, shtohet se në kërkesën e prokurorisë thuhet se Zymberaj me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin Rasim Binakaj.

‘‘…i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes’’, thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata:

Gjakovë, 18 mars 2026

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit një (1) muaj të pandehurit N. Z., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale, vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datë 16.03.2026 në ora 05:20 në Gjakovë, në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, saktësisht në lokalin “M. P.” i pandehuri me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin R. B., duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit E. M., dhe personave të tjerë që kanë qenë prezent në vendin e ngjarjes, në atë mënyrë që ditën kritike derisa i pandehuri ka qenë me të dëmtuarin E. M., dhe persona të tjerë, në vendin e ngjarjes respektivisht në lokalin e lartcekur shkon tani i ndjeri dhe pas një mosmarrëveshje i pandehuri me armën e tij pistoletë e llojit TT, ka shtënë disa herë në drejtim tani të ndjerit R. B., e që si pasojë e të shtënave në pjesë të ndryshme të trupit të tij, i njëjti ndërron jetë në afërsi të vendit të ngjarjes.

Gjithashtu si pasojë e të shtënave me armë i pandehuri rrezikon jetën e personave të tjerë, ku i dëmtuari E. M., pëson lëndime trupore dhe dërgohet në emergjencën e Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë për trajtim mjekësor, ndërsa i pandehuri largohet nga vendi i ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake, Samedin Cena, mbrëmë, pas mbajtjes së seancës dëgjimore ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit.

Me këtë vendim, i pandehurit N. Z., do të mbahet n paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 16 mars 2026 deri më 16 prill 2026.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement