Ka shqetësime se stadiumi ku është planifikuar të zhvillohet ndeshja hapëse e Kupës së Botës 2026 mund të mos jetë gati në kohë.
Më 11 qershor 2026, Kampionati Botëror do të nisë, me ndeshjet që do të zhvillohen në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.
Ndeshja hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut është planifikuar të zhvillohet në “Estadio Azteca” në Mexico City.
Megjithatë, javët e fundit janë ngritur shqetësime se stadiumi mund të mos jetë i gatshëm në kohën e duhur.
YouTuberi Armand Alejandre vizitoi së fundmi “Aztecan” për të dhënë një përditësim mbi rinovimet e planifikuara.

Ai tregoi situatën në zonat përreth stadiumit dhe brenda tij, duke dhënë një pamje nga progresi i punimeve para Botërorit.
Në komente, tifozët shprehën shqetësimet e tyre:
“Kjo zonë është e tmerrshme… të bën të mos duash të ecësh atje.”
“Si çdo meksikani mirë… gjithçka e lëmë për në fund.”
“Kanë kaluar pothuajse 10 vite që kur u njoftuam si vend-pronar të Botërorit, ka pasur kohë të mjaftueshme të ndërtohet edhe një stadium i ri nga zero. Nuk do ta përfundojnë; duket gjysma e punës së bërë.”
“Gjithçka është një kaos, gjithçka është një garë me kohën.”
“Çfarë dështimi ky i ashtuquajturi rimodelim! Ishte thjesht një punë e pjesshme dhe nuk do të përfundohet në kohë… një turp total.”
Pronari i stadiumit dhe i Club América, Emilio Azcárraga Jean, foli për afatet e punimeve:
“Kjo fazë e parë, që përfundon më 28 mars me rihapjen, është e rëndësishme. Më pas do të vazhdojmë me punimet e mbetura për Botërorin, dhe më pas, për shkak të kompleksitetit të projektit, disa gjëra nuk mund të bëhen më parë. Për shembull, parkimi i madh jashtë stadiumit, ku duhej të heqnim shumë mbeturina, do të bëhet pas Botërorit.”
Ai shtoi: “Ka pasur një problem me ndriçimin e kolonave që nuk ishte i saktë, dhe do të rregullohet më vonë. Gjithashtu bëhet fjalë për të ruajtur një sistem të qëndrueshëm mirëmbajtjeje, i cili, sipas mendimit tim, ka munguar më parë.”/GazetaExpress/