Estetistja Nora Goga ka komentuar pamjen dhe ndërhyrjet estetike të vajzave të formateve si Big Brother, duke përmendur edhe Brikena Selmani.
Gjatë diskutimit, ajo foli për shenjat e ndërhyrjeve estetike dhe mënyrën si Brikena i mbulon ato me flokët.
“Shenjat, nuk janë më si dikur, ose varësisht çfarë operime bëhen. Disa operime që janë bërë më herët kanë pasur shenja, këto si “face-lift”lënë shenja sidomos rreth veshit, mirëpo tash këto intervenimet e fundit, që kanë dalë më të avancuara, nuk vërehet aspak,” u shpreh Goga.
Ajo shtoi se mënyra si Brikena i mban flokët mund të lidhet edhe me pasiguri personale:
“Mirëpo mendoj edhe një gjë, që ndoshta ka edhe ndonjë kompleks tek veshët, prandaj ndoshta i mbajnë gjatë gjithë kohës flokët e lëshuara.”
Në fund, estetistja dha një mesazh të qartë për komplekset fizike:
“Secili kemi ndoshta një defekt në trupin tonë, por nuk është diçka që duhet patjetër me e mbulu.”