“Ka njëfarë lufte mes Skenderajt e Drenasit - Besa, kandidatja më e mirë”, Cilat mund të jenë befasitë e zgjedhjeve lokale? - Gazeta Express
string(116) "ka-njefare-lufte-mes-skenderajt-e-drenasit-besa-kandidatja-me-e-mire-cilat-mund-te-jene-befasite-e-zgjedhjeve-lokale"

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 22:57

“Ka njëfarë lufte mes Skenderajt e Drenasit – Besa, kandidatja më e mirë”, Cilat mund të jenë befasitë e zgjedhjeve lokale?

Lajme

Gazeta Express

02/09/2025 22:57

Në pjesën e dytë të emisionit Pressing për të diskutuar për zgjedhjet lokale dhe situatën në institucionet qëndrore në studio ishin panelistët Baton Haxhiu, Arton Demhasaj, Burim Ramadani, Xhavit Drenori e Nexhmedin Spahiu.

Aty u diskuta edhe për befasitë të cilat mund të ndodhin në këto zgjedhje lokale.

Demahasaj mendon që gara në Drenas është interesante, ndërsa Drenori thotë se VV;ja do ta kthejë Prishtinën dhe Prizrenin.

Haxhiu mendon që kandidatja e PSD’së për kryetar të Prishtinës, Besa Shahini është kandidatja më e mirë, duke ia veçuar disa nga cilësitë e saj.

Më poshtë mund të gjeni një pjesë nga debati i tyre:

Drenori: S’është befasi me fitu Ramizi në Drenas

Demahasaj: A din pse është interesant gara në Drenas, por ka njëfarë lufte mes Skenderajt dhe Drenasit, edhe nëse Ramizi ka me mujt me ua ngulit në mendjen eqytetarëve të Drenasit që Sami Lushtaku që gjoja ky ka ndikim, mundet me marrë vec me këtë armë, përndryshe nuk besoj që ka armë të tjera që mundet me marrë.

Drenori: Atje PDK është ndarë në 4 grupe. Unë besoj që Prishtinën dhe Prizrenin i kthen VV’ja. 5 kandidatët në Prishtinë janë të fortë. Besën nuk guxojmë më neglizhu, vec fatkeqësia është që nuk e ka një subjekt të madh.

Haxhiu: Për mendimin tem, Besa është kandidatja më e mirë. Besa ka një dell të jashtëzakonshëm për qeveërisje, është karakter i fortë. Është një prej figurave që kur vendos ka e mira, nuk bën kompromise. Ajo e din jashtëzakonisht cka është menaxhimi, e sidomos menaxhimi i arsimit. Besa ka me qenë shumë e rëndëssishme si kandidaturë për Prishtinën, sepse projektohet si lidership i ardhshëm në Kosovë.