Ka një zgjidhje për të shpëtuar njëherë e mirë nga infeksionet urinare - Gazeta Express

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/11/2021 19:47

Ka një zgjidhje për të shpëtuar njëherë e mirë nga infeksionet urinare

Keshilla Mjekësore

Gazeta Express

02/11/2021 19:47

Gati gjysma e grave preken nga infeksionet urinare në një moment të jetës, për të mos thënë që 70% e tyre mund të preken dy herë brenda vitit.

 Ç’do të thotë kjo? Shkurt: Gjasat që të vuani nga një infeksion urinar, të keni djegie, dhimbje torturuese dhe irritim nga prania e baktereve që “udhëtojnë” deri tek uretra, janë të mëdha.

Lexo Edhe:

Një mënyrë për të reduktuar rrezikun nga bakteret e dëmshme është pastrimi me letër higjienike nga para-mbrapa dhe urinimi menjëherë pas marrëdhënies seksuale. Megjithatë një studim i JAMA Internal Medicine thekson se ka edhe një mënyrë shtesë për të parandaluar akoma më shumë rrezikun: Pini ujë!

Mjekë e studiues në Teksas, Florida dhe Francë u bashkuan dhe në studimin e tyre 12-mujor arritën të konstatonin se 140 gra që vuanin nga infeksionet urinare, konsumonin më pak se 1.5 litra ujë në ditë. Në emër të shkencës, gjysmës së tyre iu kërkua të konsumonte më shumë ujë, ndërsa pjesa tjetër vazhdoi po njësoj.

Në fund, studiuesit kuptuan se gratë që kishin pirë më shumë ujë patën më pak infeksione se të tjerat.

“Rritja e marrjes së ujit është një strategji efektike në luftën kundër mikrobeve për të parandaluar infeksionet, sidomos tek gratë para menopauzës, të cilat janë më të rrezikuara nga përsëritja e sëmundjeve”, tha studiuesi udhëheqës, Thomas M. Hooton.

Pra, sa më shumë ujë!