Lirohet nga burgu në Fushë-Krujë, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja. Ai u lirua përkohësisht për shkak se ka nënën sëmurë.
Ramazan Rraja është shoqëruar nga forcat speciale dhe qëndrimi i tij ka qenë shumë shkurt, rreth një orë.
Ramazan Rraja ndodhet në burg, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Bashkë me të në burg është dhe babai i tij, Xhelal Rraja.