Ka ndërruar jete Xhelil Tairi, një nga deputetet e pare shqiptar në Maqedoni, në sistemin shumëpartiak. Lajmi është bërë i ditur nga familja Tairi, e cila njoftoi se i ndjeri ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare.
Xhelil Tairi ishte një figure e rëndësishme e jetes politike shaiptare në Maqedoni. Ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Maqedonisë në vitin 1991, në Parlamentin e parë pluralist, pas rënies së sistemit një partiak. Në atë përbërje parlamentare u zgjodhën 23 deputete shqiptar, dhe Tairi ishte pjese e këtij grupi historik që shënoi përfaqësimin e parë institucional të shqiptareve në Maqedoninë e pavarur.

tag_katrorimaqedoni_2