"Ka mundësi që Irani ta sulmojë Izraelin", njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se sulmi ‘‘është një lloj kërcënimi’’ - Gazeta Express
string(117) "ka-mundesi-qe-irani-ta-sulmoje-izraelin-njohesi-i-marredhenieve-nderkombetare-thote-se-sulmi-eshte-nje-lloj-kercenimi"

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 18:49

“Ka mundësi që Irani ta sulmojë Izraelin”, njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se sulmi ‘‘është një lloj kërcënimi’’

Lajme

Gazeta Express

13/06/2025 18:49

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Ahmeti, i ftuar në FRONTAL në T7, ka thënë se Irani mund t’i kundërpërgjigjet Izraelit pas sulmit që u bë nga ky i fundit.

Ai ka deklaruar edhe se megjithatë, sulmi i Izraelit është një lloj kërcënimi për tu ulur në tavolinën e diskutimeve.

‘‘Unë mendoj ky sulm do të thotë, është pikërisht ai sulmi që duhet të ulet në tavolinën e bisedimeve për tu pajtuar, është një lloj kërcënimi. Nëse ky sulm ndërpritet, atëherë kjo ka qenë veç një sinjal i cili jep me kuptu që nuk mundesh me pas pasurimin e uraniumit brenda Iranit dhe do të ulesh në tavolinën e bisedimeve. Nëse Irani pranon këtë ofertë pa e sulmu sonte Izraelin kjo do t’i jep ambicie të tjera Izraelit për me sulmu prapë. Tash ka mundësi ta sulmojë pak, si herën e kaluar kinse në mbrojtje të popullit palestinezë, e krimeve që po bëhen atje, por i lëshuan disa fishekëzjarre të kota që nuk bën kurfar dëmi në Izrael”, ka deklaruar ai mes tjerash.