Valon Syla, gazetar, ka thënë në “Pressing’ të T7 që ka marrëveshje mes PDK e LDK në nivel lokal, por edhe që mos të hyjnë me Albin Kurtin në koalicion.
Ka shtuar se për këtë Lëvizja Vetëvendosje nuk po i dëshiron zgjedhjet.
“Ka marrëveshje PDK – LDK, edhe në nacionale që nuk hyjnë me Albin Kurtin, ka marrëveshje mes kryetarëve të partive Memli Krasniqit e Lumir Abdixhikut”.
“Edhe në Prishtinë ka koalicion, që mbështetet edhe prej familjes së Hashim Thaçit”.
“Kjo është edhe arsyeja që i tutë këta me hyjë në zgjedhje, për këtë edhe i shtyn”, tha Syla. /Gazeta Express
Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka quajtur zgjedhjet e mbrëmshme “një mbrëmje interesante”. “Mbrëmë, e dini, nuk pritej të...