Një video e publikuar nga mbrojtësi i Turqisë, Merih Demiral, ka zbuluar momente interesante nga dita e ndeshjes kundër Kosovës, duke hedhur dritë mbi përgatitjen emocionale të futbollistëve turq para sfidës.
Në fokus të këtij “reportazhi” të shkurtër ishte mesfushori i njohur turk, Hakan Çalhanoğlu, i cili sipas pamjeve, në mëngjesin e ndeshjes po shikonte një video motivuese me tematikë ushtarake – një detaj që tregon seriozitetin dhe ngarkesën emocionale para kësaj përballjeje.
Gjatë videos, Demiral i drejton një pyetje bashkëlojtarit të tij: “Përshkruaje këtë ndeshje me një fjalë”. Përgjigjja e Çalhanoğlut ishte e drejtpërdrejtë dhe domethënëse: “Ndeshja e karrierës sime. Kam përjetuar shumë ndeshje… por kjo është ndryshe”.
Demiral rikujton edhe faktin se mesfushori turk ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve, por përgjigjja e Çalhanoğlut nënvizon peshën e veçantë të kësaj sfide: “Kur është për vendin tënd… është ndryshe”.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...