“Ka fyer Lukashenkon”, dënohet me 3 vite burg gazetari bjellorus - Gazeta Express
string(61) "ka-fyer-lukashenkon-denohet-me-3-vite-burg-gazetari-bjellorus"

“Ka fyer Lukashenkon”, dënohet me 3 vite burg gazetari bjellorus

Lajme

Gazeta Express

24/03/2023 7:47

Një gazetar bjellorus, i cili shkroi për një bastisje, që rezultoi vdekjeprurëse, nga oficerët e Komitetit të Sigurimit të Shtetit (KGB) në një apartament në Minsk në shtator 2021, është dënuar me tre vjet burgim.

Më 23 mars, Gjykata e Qytetit të Minskut dënoi Henadz Mazheyka, një ish-korrespondent i edicionit bjellorus të gazetës Komsomolskaya Pravda me bazë në Moskë, pasi e shpalli atë fajtor për nxitje të urrejtjes sociale dhe fyerje të sundimtarit autoritar, Aleksandër Lukashenko.

Lexo Edhe:

Mazheyka u arrestua në tetor pasi u ekstradua nga Rusia. Ai fillimisht u akuzua për nxitje të urrejtjes sociale. Hetuesit thanë se kishin gjetur audio të Mazheykas duke “fyer Lukashenkën” dhe ngritën një akuzë shtesë kundër gazetarit.

Mazheyka është një nga dhjetëra bjellorusët e arrestuar në të gjithë vendin me akuza të ngjashme në lidhje me ngjarjen në Minsk, në fund të shtatorit 2021, ku vdiqën një punonjës të teknologjisë informative dhe një oficer i KGB-së.

Arrestimet lidhen me komentet të arrestuarve që i kishin postuar në rrjetet sociale në lidhje me ngjarjen.

Autoritetet bjelloruse bllokuan faqen e internetit të gazetës Komsomolskaya Pravda, pasi artikulli i gazetarit të arrestuar u publikua në lidhje me Andrey Zeltsar, një punonjës i kompanisë së IT Systems EPAM me bazë në SHBA, i cili u qëllua për vdekje gjatë incidentit.

Në artikull, një shok klase i Zeltsar, e kujton atë si një person të denjë.

Pak dihet për të shtënat, por thuhet se Zeltsar dyshohet se qëlloi dhe vrau oficerin e KGB-së Dzmitry Fedasyuk.

Autoritetet pretenduan në atë kohë se “një kriminel veçanërisht i rrezikshëm” kishte hapur zjarr ndaj oficerëve të sigurisë pasi ata u shfaqën në banesën e tij duke kërkuar “individë të përfshirë në aktivitete terroriste”.

Lukashenka ka lëshuar kërcënime të fshehta për njerëzit që postojnë komente në rrjetet sociale duke lavdëruar Zeltsar, dhe duke kritikuar Fedasyuk, duke thënë: “Ne i kemi të gjitha llogaritë e tyre dhe ne mund të shohim se kush është kush”.

Disa individë janë dënuar me burg në muajt e fundit me akuza në lidhje me komentet për incidentin.