Më 28 gusht në qytetin e Mitrovicës filloi edicioni i parë i muzikës Jazz i cili do të mbahet deri më 2 shtator.
Në skenë përformuan artisti fitues i Grammy-t, Richard Bona, i shoqëruar nga MIJD BIG BAND, orkestra e përbërë nga muzikantë të talentuar nga Kosova dhe Ballkani, të udhëhequr nga dirigjenti Edon Ramadani.
Sheshi qendror ishte i mbushur nga turma e qytetarëve artdashës, në mesin e të cilëve ishin edhe ministri Hajrulla Çeku dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey M. Havonier, përfaqësues të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Italisë, si dhe kryetari i komunës, Bedri Hamza.
Festivali shënon një rilindje të muzikës Jazz në qytetin e Mitrovicës.