Ka ëndërruar Real Madridin, por do të luajë për Barcelonën - Gazeta Express

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 21:25

Ka ëndërruar Real Madridin, por do të luajë për Barcelonën

Instant

Gazeta Express

29/06/2020 21:25

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.

Por të kthehemi shumë vite pas, cili ishte klubi i ëndrrave për Pjanic? Real Madridi.

Ai në një intervistë vite më parë, kishte pranuar se Zinedine Zidane është idhulli i tij derisa Reali klubi i fëmijërisë.

“Si fëmijë vendosa të bëhem futbollist për shkak të tij (Zidane). Ai ka qenë më i miri që kam parë në jetën time”, kishte thënë Pjanic në vitin 2013, derisa nuk kishte hezituar të pranojë dëshirën e madhe: “Kush nuk ëndërron të luajë për ta (Real Madrid)? Janë ekipi i fëmijërisë time”. /Gazeta Express/