Ka edhe kështu: Zëvendësi ia mbyll derën ambasadorit në Londër, s’e lë të futet brenda - Gazeta Express
string(83) "ka-edhe-keshtu-zevendesi-ia-mbyll-deren-ambasadorit-ne-londer-se-le-te-futet-brenda"

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 8:11

Ka edhe kështu: Zëvendësi ia mbyll derën ambasadorit në Londër, s’e lë të futet brenda

Lajme

Gazeta Express

08/04/2021 8:11

Ambasadori i Birmanisë në Britaninë e Madhe ka mbetur jashtë ndërtesës së ambasadës. Raportohet se futjen e tij në ndërtesë e ka pamundësuar zëvendësi i tij, që është angazhuar nga qeveria ushtarake, e cila më 1 shkurt e mori pushtetin përmes puçit në shtetin e Azisë Juglindore.

Që nga puçi ushtarak, ushtria e Birmanisë ka nisur një fushatë të rreptë shtypëse kundër protestuesve që po kërkojnë demokraci dhe është akuzuar për qindra ekzekutime jashtëgjyqësore, torturime e arrestime ilegale.

Lexo Edhe:

Ambasadori i Birmanisë në Londër, Kyaw Zwar Minn, nuk është pajtuar me qeverinë ushtarake javëve të fundit, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses civile të zgjedhur në mënyrë demokratike, Aung San Suu Kyi.

“Kam mbetur jashtë. Është një lloj puçi, në mes të Londrës… po e shihni se ata e kanë pushtuar ndërtesën time”, tha ambasadori, duke shtuar se është duke biseduar me Zyrën e Jashtme Britanike për situatën e krijuar, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Katër burime diplomatike me njohuri për këtë çështje thanë se zëvendësambasadori Chit Win e ka marrë detyrën e shefit të ambasadës dhe se ai e atasheu ushtarak e kanë lënë ambasadorin jashtë ndërtesës.

Ndryshe, Britania ka vendosur sanksione kundër pjesëtarëve të ushtrisë së Birmanisë dhe kundër disa interesave tregtare të këtij shteti pas puçit ushtarak, duke e kërkuar rikthimin e demokracisë.