Kurti ia çon Bulliqit 4 milionë euro në kohë fushate për rregullimin e shtratit të lumit Llap - Gazeta Express
string(94) "kurti1-ia-con-bulliqit-4-milione-euro-ne-kohe-fushate-per-rregullimin-e-shtratit-te-lumit-llap"

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:13

Kurti ia çon Bulliqit 4 milionë euro në kohë fushate për rregullimin e shtratit të lumit Llap

Lajme

Gazeta Express

20/09/2025 10:13

Në prag të zgjedhjeve lokale, qeveria e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ia ka lëshuar katër milionë euro komunës së Podujevës, e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje, për të rregulluar shtratin e lumit Llap.

Kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, i cili po garon edhe për një mandat nga Lëvizja Vetëvendosje, ka nënshkruar një memorandum me ushtruesin e detyrës së ministrit në detyrë, Hysen Durmishi, i cili shkoi atje për këtë ngjarje.

“4 milionë euro është vlera e memorandumit që bashkë me ministrin e Infrastrukturës, z. Hysen Durmishi, po e bëjmë realitet ndërtimin dhe meremetimin e shtratit të lumit Llap dhe lumenjve tjerë në Podujevë. Ky investim i madh nënkupton siguri shtesë për jetën e qytetarëve tanë, të shtëpive dhe të pronave, si hap i fuqishëm për mbrojtje nga vërshimet dhe fatkeqësitë e tjera. Bashkë me Qeverinë e Kosovsë për punë të mira në Podujevë!”, ka shkruar Bulliqi.

Gjatë gjithë mandatit të Qeverisë Kurti komunat janë ankuar për mungesë fondesh nga qeveria për zbatimin e projekteve të tyre./Express/