Juventusit i duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, për ta marrë yllin e Unitedit - Gazeta Express
string(86) "juventusit-i-duhet-te-kualifikohet-ne-ligen-e-kampioneve-per-ta-marre-yllin-e-unitedit"

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 17:00

Juventusit i duhet të kualifikohet në Ligën e Kampionëve, për ta marrë yllin e Unitedit

Futboll

Gazeta Express

06/04/2026 17:00

Raportimet nga Mbretëria e Bashkuar dhe Italia vazhdojnë ta lidhin Juventusin me një transferim të mundshëm veror për mesfushorin e Manchester Unitedit, Manuel Ugarte, teksa “Bianconerët” synojnë të përforcojnë mesfushën.

Sipas “Corriere dello Sport” dhe mediumeve të tjera, Juventusi është ndër klubet e interesuara për reprezentuesin uruguaian, i cili aktualisht vlerësohet rreth 40 milionë euro.

24-vjeçari ka pasur vështirësi të përmbushë pritshmëritë që nga transferimi tek Unitedi nga Paris Saint-Germain për 50 milionë euro në verën e vitit 2024.

Sipas “Manchester Evening News”, ka ardhur momenti që United të “minimizojë humbjet” me Ugarten, pasi minutat e tij në ekipin e parë janë ulur gjatë sezonit të dytë në “Old Trafford”.

Juventusi mund të jetë një nga klubet që i ofron një rrugëdalje, por interesi i “Zonjës së Vjetër” varet shumë nga kualifikimi në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Bianconerët” do të kenë mundësinë të afrohen në vetëm një pikë nga katërshja e parë në Serie A kur të përballen me Genoan këtë të hënë.

Ndërkohë, Como, që aktualisht mban vendin e katërt dhe kishte tri pikë më shumë në fillim të fundjavës, barazoi 0-0 ndaj Udineses.

Përveç Juventusit, edhe Galatasaray, Newcastle United dhe Aston Villa janë përmendur si destinacione të mundshme për Ugarten gjatë kësaj vere./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement