Juventusi synon ta blejë Pogban, por e ka gjetur edhe një opsion të dytë - Gazeta Express

Juventusi synon ta blejë Pogban, por e ka gjetur edhe një opsion të dytë

Sport

Gazeta Express

19/02/2020 14:42

Juventusi është i gatshëm t’i bëjë ofertë Bayern Munichut për mesfushorin Thiago Alcantara gjatë afatit kalimtar të verës, nëse transferimi i Paul Pogbas nga Manchester Unitedi dështon.

“Zonja e Vjetër” ka qenë e përfolur për një transferim të mundshëm të Paul Pogbas gjatë afateve kalimtare të fundit, ndërsa këto spekulime janë intensifikuar edhe më shumë këtë sezon për shkak të vështirësive nëpër të cilat po kalon Manchester Unitedi në Premierligë, transmeton Gazeta Express.

Agjenti i Pogbas, Mino Raiola, tha javën e kaluar se Italia është si shtëpia e dytë e francezit dhe se ai s’do të ishte kundër kthimit në Juventus. Kjo deklaratë e nxiti një debat të zjarrtë mes Raiolas dhe trajnerit të Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaerit.

Tani, gazeta italian Tuttosport sugjeron se nëse Juventusi dështon në tentimin për ta transferuar mesfushorin francez gjatë afatit kalimtar të verës, bardhezinjtë do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin e Bayernit, Thiago Alcantaran.

Braziliani, i cili ka lindur në Itali, raportohet se dëshiron të largohet nga kampioni në fuqi i Gjermanisë në fund të këtij sezoni, pas shtatë vjetëve në Bundesligës.

Mesfushori, që është djali i futbollistit të famshëm brazilian Mazinho, ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2021. Kjo bën që Bayerni të ketë më shumë gjasa ta lejojë shitjen e tij këtë verë, në mënyrë që futbollisti të mos i ikë pa asnjë cent verën vijuese.

Thiago mund të rezultojë si opsion më i lirë për përforcimin e mesfushës së Juventusit sesa francezi 26-vjeçar i Manchester Unitedit. /Gazeta Express/