Juventusi s’i kërkon më shumë se 18 milionë euro për Higuainin - Gazeta Express
string(61) "juventusi-si-kerkon-me-shume-se-18-milione-euro-per-higuainin"

Juventusi s’i kërkon më shumë se 18 milionë euro për Higuainin

Gazeta Express

25/05/2020 8:52

Juventusi ia ka vendosur një çmim prej 18 milionë euro Gonzalo Higuainit, i cili po kërkohet nga River Plate dhe klube të ndryshme në Angli.

Higuain dhe River Plate kanë folur zëshëm për admirimin që e kanë për njëri-tjetrin gjatë karantinës së shkaktuar nga koronavirusi, por klubi argjentinas do të përballet me konkurrencë nga Newcastle United dhe Wolves, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas mediave italiane, Juventusi është i gatshëm ta shesë sulmuesin këtë verë, por jo për më pak se 18 milionë euro.

Bardhezinjtë i paguan 90 milionë euro për ta blerë argjentinasit nga Napoli në vitin 2016, dhe ai ua ka shpaguar atyre me 63 gola në 139 ndeshje, tetë prej të cilave i shënoi gjatë këtij sezoni.

Ai mund të largohet nga Juve pa asnjë qindarkë në qershor të vitit 2021, sepse atëherë do t’i mbarojë kontrata. /Gazeta Express/