Juventusi e shkarkon Sarrin, “në pritje të zyrtarizmit” - Gazeta Express
string(50) "juventusi-shkarkon-sarrin-ne-pritje-te-zyrtarizmit"

Juventusi e shkarkon Sarrin, “në pritje të zyrtarizmit”

Gazeta Express

08/08/2020 14:22

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit, thotë Di Marzio.

Në Itali tashmë janë të bindur që Juventusi e ka shkarkuar trajnerin, Maurizio Sarri, dhe pritet që së shpejti klubi të dalë me një komunikatë zyrtare për këtë vendim, që vjen pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Lyon.

Lexo Edhe:

Lajmin e ka dhënë gazetari dhe eksperti italian, Gianluca Di Marzio, përmes llogarisë personale në rrjetin social “Twitter”, sipas të cilit “Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit“, pritet vetëm zyrtarizimi nga ana e klubit.

Në Itali raportojnë se Mauricio Pochettino shikohet si kandidati kryesor për zëvendësuar Sarrin, madje tashmë drejtuesit e Zonjes se Vjeter e kanë kontaktuar ishin e Tottenham.

Derisa përmenden edhe emrat e Zinedine Zidane dhe Simone Inzaghi si kandidatë për stolin e Juves.

Juve me Sarrin e fitoi Serinë A, por nuk është e mjaftueshme për drejtuesit e klubit që ëndërrojnë Champions Leaguen, pasi në Itali triumfojnë tash e nëntë vite me radhë dhe kështu, siç tha numri një i klubit, Agnelli, pas eliminimit nga Champions, do të bëhen ndryshime dhe viktima e parë duket se do të jetë Sarri. /Gazeta Express/