Juventusi shfrytëzon "nderin" që i bënë Milani e Interi - Gazeta Express
string(53) "juventusi-shfrytezon-nderin-qe-i-bene-milani-e-interi"

Juventusi shfrytëzon “nderin” që i bënë Milani e Interi

Futboll

Gazeta Express

24/01/2021 14:30

Juventusi ka arritur të shënojë fitore me rezultat të pastër 2:0 ndaj Bolognas në kuadër të javës së 19-të në Serie A.

Arthur Melo realizoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 15-të, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në të dytën pamë po ashtu një gol. Amerikani McKennie e vulosi fitoren e “Zonjës së Vjetër”.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 36 pikëve në vendin e katërt, shtatë më pak se lideri, Milani.

Kujtojmë se Juventusi e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/