Sky Sport Italia raporton se Juventusi po shqyrton mundësinë që trajneri i Fulham, Marco Silva, të jetë trajneri i tyre i ri pas dështimit për të arritur objektivat kryesorë.
Bardhezinjtë shkarkuan Thiago Motta-n në mars dhe nuk janë të sigurt nëse duan të vazhdojnë me Igor Tudor përtej Kupës së Botës për Klube.
Ata kishin shpresa për rikthimin e Antonio Contes, i cili në vend të kësaj vendosi të qëndrojë te Napoli për sezonin e ardhshëm pas fitimit të titullit kampion.
Gian Piero Gasperini ishte një tjetër kandidat, por ai ka arritur marrëveshje trevjeçare me Romën.
Tani Sky Sport Italia raporton se Juventusi i është drejtuar Marco Silvës, i cili e udhëhoqi Fulham-in drejt vendit të 11-të në Premier League këtë sezon.
Ekipet e tij të mëparshme përfshijnë Sporting CP, Olympiacos, Hull City, Ëatford dhe Everton, por ai iu bashkua Fulham-it në verën e vitit 2021.
Trajneri portugez do të mbushë 48 vjeç në korrik dhe kontrata e tij me Fulham skadon në qershor të vitit 2026.
Kjo ka gjasa të jetë një zgjedhje që nuk do t’i entuziazmojë tifozët e Juventusit, sidomos pasi opsionet e tjera kanë dështuar një nga një./GazetaExpress/