Juventusi nis ofertën e parë për Edon Zhegrovën - Gazeta Express
string(47) "juventusi-nis-oferten-e-pare-per-edon-zhegroven"

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 19:54

Juventusi nis ofertën e parë për Edon Zhegrovën

Futboll

Gazeta Express

28/08/2025 19:54

Klubi italian i Juventus është gati të bëjë hapin e parë për të siguruar shërbimet e futbollistit kosovar Edon Zhegrova.

Sipas ekspertit të transferimeve Nicolo Schira, bardhezinjtë do t’i ofrojnë klubit francez Lille një ofertë fillestare prej rreth 12 milionë eurosh plus bonuse, për të bindur francezët që të pranojnë transferimin, transmeton Gazeta Express.

Zhegrova ka arritur gjithashtu një marrëveshje me Juventusin për kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore prej 2.5 milionë eurosh.

Bardhezinjtë tani presin përgjigjen e Lille, ndërsa tifozët e Juventusit shpresojnë që Zhegrova të bëhet pjesë e skuadrës sa më shpejt.