Juventusi ka regjistruar barazimin e dytë rresht në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ndau pikët me Cagliarin, në kuadër të javës së 33-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e luajtur sonte në stadiumin “Unipol Domus” përfundoi me rezultatin 2:2.
Vendasit të dy golat i shënuan përmes penalltisë, me anë të Gianluca Gaetano (30′) dhe Yerry Mina (36′).
Ndërsa, për “Zonjën e Vjetër” realizuan Dusan Vlahovic (61′) dhe Alberto Dossena (87′ autogol).
Juventusi tani ka 64 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë.
Cagliari ndodhet në pozitën e 14-të me 32 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/