Juventusi ndalet me barazim edhe nga Cagliari - Gazeta Express
string(45) "juventusi-ndalet-me-barazim-edhe-nga-cagliari"

Juventusi ndalet me barazim edhe nga Cagliari

Sport

Gazeta Express

19/04/2024 22:48

Juventusi ka regjistruar barazimin e dytë rresht në Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri ndau pikët me Cagliarin, në kuadër të javës së 33-të, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e luajtur sonte në stadiumin “Unipol Domus” përfundoi me rezultatin 2:2.

Vendasit të dy golat i shënuan përmes penalltisë, me anë të Gianluca Gaetano (30′) dhe Yerry Mina (36′).

Ndërsa, për “Zonjën e Vjetër” realizuan Dusan Vlahovic (61′) dhe Alberto Dossena (87′ autogol).

Juventusi tani ka 64 pikë dhe vazhdon të jetë i treti në tabelë.

Cagliari ndodhet në pozitën e 14-të me 32 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/