Juventusi është rikthyer te rezultatet pozitive dhe fitoret.
Pas 15 pikëve të hequra në ligë nga Federata Italiane e Futbollit dhe dy ndeshjeve të dobëta që realizoi, tani Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme.
“Zonja e Vjetër” e mposhti minimalisht 1:0 në shtëpi Lazion në çerekfinale të Kupës së Italisë, për ta prerë njërën nga katër biletat që dërgojnë në gjysmëfinale.
Ndeshja prodhoi vetëm një gol, i cili erdhi në fund të pjesës së parë, shkruan Gazeta Express.
Ishte Bremer i cili realizoi në minutën e 44-të, pas asistimit nga Kostic.
Ndeshja në vazhdim nuk prodhoi edhe shumë raste shënimi, me Lazion që kishte deri diku administrimin e ndeshjes, në përpjekje për ta barazuar rezultatin.
Kësisoj, Juventusi arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, kurse rrugëtimi i ekipit të Sarrit ndalon këtu sa i përket këtij kompeticioni. /Gazeta Express/
NJOFTIM PËR MANIFESTIM INTERESI Lidhur me procedurën e garës për caktimin e shërbimit të makinave me qira pa shofer...