Juventusi me plot mungesa e pret Spezian e Ismajlit - Gazeta Express
string(51) "juventusi-me-plot-mungesa-e-pret-spezian-e-ismajlit"

Juventusi me plot mungesa e pret Spezian e Ismajlit

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 8:34

Juventusi vijon të përballet me një krizë lëndimesh dhe trajneri Andrea Pirlo do të detyrohet t’i bëjë disa ndryshime për ndeshjen e sotme kundër Spezias së qendërmbrojtësit shqiptar Ardian Ismajli.

Kampioni në fuqi i Serie A e pret në Torino Spezian e sapopromovuar për ndeshjen e javës së 25-të, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pirlo nuk do të mundë të llogarisë në të lënduarit, Paulo Dybala, Giorgio Chiellini, Juan Cuadrado, Leonardo Bonucci dhe Alvaro Morata.

Morata mund të jetë në stol, megjithatë, nëse ia del ta marrë veten nga dhimbjet e stomakut si pasojë e gripit.

Juventusi është në pozitën e tretë në Serie A, 10 pikë prapa liderit Inter, por e ka zhvilluar një ndeshje më pak se zikaltrit.

Spezia, për të cilën luan përfaqësuesi i Kombëtares së Shqipërisë Ardian Ismajli, është në vendin e 14-të, shtatë pikë larg zonës së rënies nga liga.

Formacionet e mundshme:

Juventus: Szczesny; Danilo, Demiral, De Ligt; Chiesa, Rabiot, Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Kulusevski, Ronaldo

Spezia: Provedel; Vignali, Terzi, Ismajli, S Bastoni; Estevez, M Ricci, Maggiore; Gyasi, Nzola, Agudelo